Kronikë e zezë

Sekuestrohen një pushkë, pesë pistoleta e 140 fishekë në Bubavec të Malishevës

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Bubavec të Malishevës janë sekuestruar një AK-47, pushkë gjuetie, pesë pistoleta ku tri prej tyre janë me gaz dhe 140 copë fishekë.

Deri te konfiskimi i armëve të zjarrit dhe fishekëve ka ardhur pas hetimeve, lidhur me disa të shtëna me armë në një aheng familjar ku janë publikuar pamje në rrjete sociale.