Arrestohen dy braziliane dhe tre kosovarë në Prishtinë si të dyshuar për prostitucion
Foto: KOHA/Ilustrim
Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten pesë të dyshuar, dy femra shtetase braziliane dhe tre meshkuj kosovarë, nën dyshimin për prostitucion.
Sipas njoftimit të policisë të premten, të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejtë në gjykatën kompetente.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar, dy femra shtetase braziliane dhe tre meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën e lartëcekur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejt në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftim.