Kronikë e zezë

Dënohet me 4 vjet e 6 muaj burgim i akuzuari për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste

Foto: Ilustrim
 

Gjykata Themelore në Prishtinë, të martën e ka dënuar me 4 vjet e gjashtë muaj burgim edhe në rigjykim të akuzuarin Nagip Lutfiu për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.

Aktgjykimi është shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Mentor Bajraktari, raporton “Betimi për Drejtësi”.