Kronikë e zezë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari për zjarrvënie

 

Policia në Gjilan ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e një të dyshuari për zjarrvënie në Gjilan më datën 8 gusht të këtij viti.

Sipas njoftimit për media, me urdhëresë të Prokurorisë janë publikuar fotografitë e të dyshuarit i cili deri tani nuk ka arritur të identifikohet.