Kronikë e zezë

Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me bileta në Pejë

 

Një person i dyshuar për mashtrim është arrestuar në Pejë, ka njoftuar Policia të mërkurën.

Sipas komunikatës, një person kishte blerë dy bileta udhëtimi në vlerë prej 1.038 euro në një agjenci turistike në Pejë më 12 shtator. E kur viktima kishte shkuar në Aeroportin e Prishtinës, kishte kuptuar se udhëtimi nuk mund të realizohej, pasi që nuk i ishte bërë rezervimi nga agjencia ku kishte bërë pagesën e biletave të udhëtimit.