Kronikë e zezë

Qytetari në Mitrovicë gjen një çantë me dokumente e para, e dorëzon në Polici

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një qytetar ka gjetur të hënën një çantë në të cilën kishte dokumente dhe një shumë të parave, ndërsa menjëherë e ka dorëzuar në Polici.

Policia ka kontrolluar çantën në praninë e qytetarit S.M., ndërsa në të kishte dokumente të një qytetareje të Mitrovicës dhe një shumë të konsiderueshme të parave.