Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari në Viti për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje

 

Një person është arrestuar në Viti për dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij, gjithashtu edhe për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit nga Policia, pas një kontrolli në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatën një revole e tipit SIG e kalibrit 9 mm. së bashku me një karikator dhe pesë fishekë të kalibrit 9 mm.