Kronikë e zezë

I grabiten 3.350 euro punëtorit të një poste të shpejtë në Gjakovë

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Punëtori i një poste të shpejtë ka raportuar në polici se derisa ishte në veturë bashkë me një person tjetër, persona të panjohur nën kërcënim të armës, ia kanë grabitur mbi 3.000 euro.

Sipas njoftimit të policisë të martën, viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, pasi që janë sulmuar edhe fizikisht.