Kronikë e zezë

Istog, arrestohet qytetari që kërcënoi policët

Foto: KOHA
 

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Istog me dyshimin se ka kërcënuar zyrtarët policorë.

Siç njoftoi Policia të martën, rasti ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Dobrushë, ku i dyshuari që kishte vozitur pa patentë shofer, iu ka kërkuar zyrtarëve policorë t’ia lirojnë veturën.