Kronikë e zezë

Prokuroria në Gjakovë ngre 10 aktakuza për dhunim, sulm seksual dhe detyrim në prostitucion

Foto: Koha / ilustrim
 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë periudhës kohore janar- gusht 2022, ka ngritur 10 aktakuza, kundër 10 personave për veprat penale “sulmi seksual”, “dhunim”, si dhe “mundësimi apo detyrim në prostitucion”, bëhet e ditur përmes një komunikatë për media të martën.

Sipas njoftimit, për këtë periudhë kohore prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 6 të dyshuarve si kryerës të këtyre veprave penale, të cilat janë aprovuar nga gjykata kompetente.