Kronikë e zezë

Alpinistja Nikqi publikon videon e sulmit seksual në Pejë

 

Alpinistja Mrika Nikqi ka publikuar një video në Facebook, në të cilën shihet se si një person në mbrëmjen e 27 shtatorit e kishte sulmuar seksualisht në qytetin e Pejës.

Në shkrimin në Facebook, Nikqi ka thënë se veprimi është kryer nga F.B., ndërsa ka shtuar se do të flasë publikisht pasi Gjykata të marrë vendimin e plotfuqishëm.