Kronikë e zezë

Punonjësit të një pompe të derivateve në Shtime ia grabisin 300 euro

 

Punonjësi i një pompe të derivateve në Shtime ka raportuar në Polici se dy persona të maskuar kanë hyrë në objektin ku punonte dhe ia kanë grabitur 300 euro dhe një fletore.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, ndërsa është duke u marrë me rastin.