Kronikë e zezë

Gjakovë, kërkohet paraburgim për të dyshuarin që ngacmoi seksualisht një të mitur

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar t’i caktohet masa e paraburgimit të pandehurit G.P., me dyshimin se ka kryer veprën penale “ngacmim seksual”.

Në njoftimin e Prokurorisë, të hënën, thuhet se më 1 tetor, i dyshuari ka ngacmuar seksualisht një të mitur, derisa ishte në shoqëri të dëshmitares.