Kronikë e zezë

Procesi gjyqësor në rastin “Tetaj” i kthehet normalitetit

 

Pavarësisht kundërshtimeve të të akuzuarit Shaban Gogaj për të mos i pranuar avokatët e caktuar sipas detyrës zyrtare, seanca gjyqësore për vrasjen e të riut, Agonis Tetaj, ka vazhduar.

“Unë e kam avokat Besnik Berishën, dhe nuk u besoj avokatëve të tjerë, për mua s’kanë çka me ardhë”, ka thënë Gogaj, derisa gjyqtarja i ka treguar se s’mund të vazhdojë pa pasur avokat të caktuar, dhe se tashmë është një avokate sipas detyrës zyrtare.