Tre të arrestuar në Skenderaj, mbushën veturën me derivate e ikën pa paguar
Foto-Ilustrim: KOHA
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar tre persona në orët e hershme të së martës në fshatin Ternavc të Skenderajit, pasi ata kishin mbushur veturën me derivate dhe kishin ikur pa paguar.
Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Ternavc, Skenderaj 11.10.2022 – 01:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në pikën e derivateve, tre persona të panjohur janë furnizuar me derivate me veturë e tyre dhe janë larguar në drejtim të panjohur pa paguar. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.