Kronikë e zezë

Gjendet e vdekur një 36-vjeçare në Skenderaj

VDEKJE
Foto: Ilustrim
 

Një 36-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj, në fshatin Llaushë të Skenderajt, njoftoi Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për KOHËN se familjarët e saj e kanë gjetur viktimën të dielën rreth orës 18:00, ndërsa hetuesit kanë nisur inicimin e rastit.