Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim 70-vjeçarit që vrau gruan në Prishtinë

FOTO: Shtëpia ku ka ndodhur vrasja
 

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji 70-vjeçarit I.G. që vrau gruan 63-vjeçare paraditen e së premtes në kryeqytet.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.