Kronikë e zezë

Vdes një 16-vjeçar në bjeshkët e Junikut

Foto: Ilustrim
 

Një 16-vjeçar ka vdekur të shtunën mbrëma në bjeshkët e Junikut, njoftoi të dielën Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i tha KOHËS se ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.