Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se vodhi një gjenerator e radiator

Policia e Kosoves
 

Policia e Kosovës ka arrestuar një 48-vjeçar në Mitrovicë nën dyshimin se të dielën ka vjedhur në një qendër tregtare në këtë qytet një gjenerator dhe një radiator elektrik ndër të tjera.

S.SH. është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt. Ndërkohë gjësendet e vjedhura janë gjetur te i dyshuari dhe ato janë sekuestruar.