Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në Gjilan, punonjësit e marketit ndalojnë të dyshuarin

Foto: Ilustrim
 

Nën kërcënimin e armës, një person ka grabitur para nga arka e një marketi, të hënën në Gjilan. Sipas Policisë së Kosovës, tre punonjësit e marketit njoftuan Policinë për rastin, derisa kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin.

Policia ka arrestuar personin dhe i është konfiskuar një armë zjarri me një karikator.