Sulmohen fizikisht katër të rinj shqiptarë në veri
Foto: KOHA/Ilustrim
Katër shqiptarë janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicë të Veriut, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit të martën, viktimat janë sulmuar pasditen e së hënës.
“Katër viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftim.
KOHA ka mësuar se viktimat janë shqiptarë dhe me moshë kryesisht të re.