Kronikë e zezë

Vdiq këmbësori që u godit nga vetura më 12 nëntor në Lipjan

 

Ka vdekur të martën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës këmbësori që u godit nga vetura më 12 nëntor në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të mërkurën.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutit e Mjekësisë Ligjore për obduksion.