Kronikë e zezë

Kush është shqiptari që u vra me dy plumba pas koke në Gjermani

 

Është zbuluar identiteti i shqiptarit të vrarë në Gjermani mbrëmjen e së hënës. Viktima është 42-vjeçari Mario Muka, i cili rezulton se në Shijak të Shqipërisë, merret me biznes. Ai kishte emigruar në Gjermani që prej vitit 2018, transmeton BalkanWeb.

Sipas mediave në Gjermane, kanë qenë dy persona që kanë qëlluar ndaj shqiptarit. Ata kanë lëvizur me një veturë te vjedhur, dhe më pas e kanë parkuar buzë rrugës për të pritur shqiptarin. Ngjarja e rëndë ka pasur edhe dëshmitarë, ndërsa policia gjermane është vënë pas autorëve.