Kronikë e zezë

Policia në kërkim të të dyshuarit për dhunim

 

Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të gjetur një person që është në kërkim si i dyshuar për një rast të dhunimit.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i dyshuar është: Florian (Ruzhdi) Fila, i lindur më 16.01.2000, banues në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e Policisë.