Ngacmim seksual në Prizren, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Foto: Ilustrim
Policia në Prizren ka arrestuar një person për ngacmim seksual, të premten.
Në raportin 24-orësh të PK-së thuhet se i dyshuari është dërguar në Spitalin Psikiatrik pasi ka probleme mendore dhe më pas policia e ka dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, me të meta psikike pasi që i njëjti kishte ngacmuar viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor pasi që e njëjta ishte e shqetësuar, ndërsa i dyshuari është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Psikiatrik dhe më pas me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”.