Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Gjakovë, postoi në rrjete sociale video duke shtënë me armë

 

Është arrestuar një person në Gjakovë të shtunën mbrëma, pasi ai kishte postuar në rrjete sociale një video ku shihej duke shtënë me armë zjarri.

I dyshuari është kontaktuar nga Policia dhe pasi ka dorëzuar armën ai është dërguar në mbajtje.