Kronikë e zezë

Aksident në Istog, lëndohen katër persona

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në Istog të dielën, njoftoi Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për KOHËN se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:16 në fshatin Gurrakoc, ku janë përfshirë tri vetura.