Kronikë e zezë

Policia kërkon ndihmë për kapjen e një të dyshuari në Gjilan

 

Policia e Kosovës është në kërkim të një personi, për veprën penale arratisje e personit të privuar nga liria.

Siç njoftoi Policia të hënën, i dyshuari Isak Sfeqla, i lindur më 23.07.1988, këtë vepër e kishte kryer në Gjilan, derisa ende nuk është arritur të identifikohet.