Kronikë e zezë

I dehuri sulmon fizikisht infermierin në spitalin e Mitrovicës

 

Një i dehur ka sulmuar fizikisht një infermier, të hënën në spitalin e Mitrovicës së Jugut, ka njoftuar Policia e Kosovës të martën.

Sipas njoftimit, i dyshuari është ndaluar fillimisht pastaj është liruar në procedurë të rregullt.