Kronikë e zezë

Dorëzohet në Polici i dyshuari për vrasjen në tentativë në “Kodrën e Trimave”

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se 32-vjeçari G.B., i dyshuar për vrasjen në tentativë, që ka ndodhur më 6 tetor në lagjen “Koda e Trimave”, në Prishtinë, është dorëzuar. Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.

Pas një pune intensive hetimore, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritur që të identifikojë personin e dyshuar lidhur me rastin vrasje në tentativë. “Rasti ka ndodhur me datën 06.10.2022 në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë. Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij, nga ana e policisë dhe ftesat për paraqitje, kanë bërë që personi i dyshuar, -G.B, mashkull 32 vjeç, sot të paraqitet në polici. Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.