Kronikë e zezë

Arrestohet një person për dëmtim të varrezave ortodokse në Kllokot

Foto: Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten një person në Kllokot, me dyshimin se ka dëmtuar disa varreza ortodokse në këtë qytet.

Siç njofton Policia, i dyshuari me inicialet T.N., i lindur në vitin 1985, veprën penale e ka kryer më 2 tetor të këtij viti, e para avokatit mbrojtës, e ka pranuar atë.