Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete në lumin Klina një 66-vjeçar, ishte zhdukur dy ditë më parë

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën në lumin Klina në Skenderaj është gjetur një trup i pajetë i një 66-vjeçar.

Viktima është gjetur rreth orës 13:00 nga familjarët e tij. Ai kishte dalë nga shtëpia dy ditë më parë, ndërsa familjarët kanë treguar se viktima ka qenë me aftësi të kufizuara, nuk ka folur.