Kapet kamioni me 122 kg drogë në Turqi, ishte nisur nga Shqipëria
Një sasi prej 122 kilogramëve drogë është kapur të enjten në Turqi, e fshehur në dyshemenë e një kamioni që udhëtonte nga Shqipëria, raportoi mediumi turk “Milliyet”.
Autoritetet turke morën informacion në lidhje me mbërritjen e ngarkesës me lëndë narkotike, derisa automjeti u ndalua në qytetin Takirdag.
Nën arrest gjendet shqiptari me inicialet F.F., derisa mediumi shkroi se droga u gjet në dyshemenë e kamionit.
“Ekipet e Policisë së Tekirdagut nisën hetimin duke kryer një operacion. Gjatë kontrollit, u sekuestruan 122 kilogramë drogë, të fshehura në dyshemenë e kamionit. Është ndaluar drejtuesi i kamionit”, u tha në njoftimin e mediave turke.