Kronikë e zezë

Grabiten 2000 euro në filial mikrofinanciar në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

 

Një person është arrestuar të premten në mbrëmje, nën dyshimin se ka grabitur 2000 euro në një filial mikrofinanciar në rrugën “Avdullah Babalija” në Gjakovë, ka njoftuar Policia.

Sipas njoftimit, rasti i grabitjes ka ndodhur rreth orës 18:40. I dyshuari, sipas raportueses, ka kryer grabitjen nën kërcënim të sëpatës. Pas grabitjes, ai ishte larguar në drejtim të panjohur.