Në rajonin e Prishtinës janë raportuar tri raste të falsifikimit të monedhës.
Në fshatin Preoc në Graçanicë më 23 janar punëtorja e bankës ka njoftuar se 656 monedha 2 euroshe janë deponuar të falsifikuara.
“Ankuesja punëtore e bankës, ka njoftuar se pas deponimit të parave nga zyrtarët të një kompanie, gjatë verifikimit 656 monedha në vlerë 2 euro kanë rezultuar të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.
Ndërsa në qytetin e Prishtinës, nga banka po ashtu është njoftuar për kartëmonedha të falsifikuara.
“Ankuesi kosovar zyrtar i një banke ka njoftuar se nga persona të panjohur në bankë është deponuar dy kartëmonedha 500€ të falsifikuara. Kartëmonedha është sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur në bankë kanë deponuar një kartëmonedhë në vlerë 50€ e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, njoftohet tutje në raportin e policisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.