Kronikë e zezë

Dy të plagosurat në Fushë-Kosovë: Lëndime serioze, por jashtë rrezikut për jetë

 

Mjeku përgjegjës i ndërrimit në Qendrën Emergjente në Prishtinë, Ejup Govori, ka bërë të ditur se dy gratë e plagosura në Fushë-Kosovë janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Nënë e bijë u plagosën me armë zjarri paraditen e së shtunës. I dyshuar është një burrë, që besohet se njihet nga viktimat. Ai ndodhet në arrati.