Kronikë e zezë

Policia e Ferizajt gjatë 2022-s shqiptoi 70 mijë e 747 gjoba në komunikacion

Foto ilustrim
 

Policia Rajonale e Ferizajt ka publikuar raportin vjetor të aktiviteteve gjatë vitit 2022 i cili sipas zyrtarëve komunal ishte ndër vitet më të ngarkuara me punë në fusha të ndryshme.

Sipas raportit gjatë vitit 2022 Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsejtë 70 mijë e 747 tiketa të ndryshme në komunikacion apo 48 për qind më shumë në krahasim me vitin paraprak 2021.