Kronikë e zezë

Dështon seanca ndaj kreut të FFK-së, Agim Ademi, i akuzuar për detyrim

 

Si pasojë e mungesës së të dëmtuarit Dritëro Kadolli, të martën ka dështuar të mbahet seanca ndaj Agim Ademit, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Muharrem Ramës, lidhur me akuzën për detyrim.

Ademi dhe Rama akuzohen se më 2012 kishin kërcënuar dhe sulmuar të dëmtuarin Kadolli, duke i kërkuar të japë 30 mijë euro ose një veturë të tipit “BMW X5”.