Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve B. H. dhe B. A., për kryerjen e veprës penale - trafikim me njerëz.
Gjykata i ka dënuar ata me nga 3 vjet burgim dhe 300 euro gjobë secilin veç e veç.
Ata akuzoheshin për trafikimin e një gruaje, duke e ditur gjendjen e saj të rëndë ekonomike-sociale.
“Të pandehurit, gjatë vitit 2021 në bashkëveprim në dy lokacione të ndryshme, në motel në fshatin Domorovc, Komuna Ranilluk dhe në kafiterinë në fshatin Dobërçan, Komuna e Gjilanit, e kanë trafikuar për qëllime të shfrytëzimit seksual të dëmtuarën A. H. nga Komuna e Istogut, duke e ditur gjendjen e saj të rëndë ekonomike-sociale, në atë mënyrë që e njëjta të ofroj shërbime seksuale me pagesë personave të ndryshëm. Me këto veprime, të pandehurit kanë kryer veprën penale trafikim me njerëz, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Trupi gjykues nga Departamenti Krimeve të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj dy të akuzuarve, duke i shqiptuar dënim burgu në kohëzgjatje prej tre vjet (3) dhe gjobë 300 (treqind) Euro, për secilin veç e veç”, thuhet në njoftimin e gjykatës të martën.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.