Kronikë e zezë

Arrestohet kosovari, i dënuar me burgim në Gjermani

 

Një kosovar, që kërkohej nga autoritetet ndërkombëtare për krime ekonomike, është arrestuar në pikëkalimin kufitar të Morinës të martën, ka bërë të ditur Policia e Shtetit në Shqipëri.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë, A.M., 45-vjeçar nga Gjakova, ka qenë i shpallur në kërkim nga Gjermania pasi më 8 qershor 2021 ishte dënuar me një vit e gjysmë burgim për “mashtrim dhe mbajtje të sendeve të vjedhura”.