Kronikë e zezë

Prishtinasi raporton në Polici se u mashtrua nga një grua në rrjete sociale

 

Një qytetar nga Prishtina është ankuar të martën në Policinë e Kosovës se ka rënë pre e një mashtrimi nga një grua e huaj në rrjete sociale.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, burri ka raportuar se i ka dhënë para gruas pasi ajo i kishte thënë se do t’i dërgojë të holla për investime në Kosovë.