Kronikë e zezë

Dëshmitari mohon se ka diskutuar me të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Kaçanik

 

Në shqyrtimin gjyqësor për rastin e vrasjes së trefishtë më 2007 në Kaçanik, të mërkurën, ka dëshmuar dëshmitari me inicialet I.D. Para gjykatës, ai kryesisht është përgjigjur duke thënë se “nuk më kujtohet”. Për këtë rast po akuzohen dy persona me iniciale të njëjta, A.D., për vrasje e tentim vrasje

Në seancën e mbajtur lidhur me vrasjen e trefishtë të Kaçanikut, të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë është dëgjuar dëshmitari me inicialet I.D. Me dy të akuzuarit për vrasje të rëndë, ka thënë se ka lidhje gjaku dhe se është dhëndër i familjes së viktimave të vrasjes së trefishtë.

Kryetari i trupit gjykues, Naser Foniqi, është interesuar nëse familjarët e afërt të të akuzuarve kanë shkuar në varrim apo për ngushëllime në familjen e viktimave pas vrasjes së 28 shtatorit të vitit 2007.