Kronikë e zezë

Policia kërkon ndihmë për ta gjetur një serb të dyshuar për krime lufte

 

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e kujtdo që ka informacion për vendndodhjen e një personi të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile shqiptare.

“Sektori për Hetimin e Krimeve te Luftës, bazuar në ligj 06-L091 i ndryshuar dhe plotësuar ne KPP-e ne ligjin 04-L123, neni346/A pika 4.3. pas dështimit të arritjes së qëllimit ,sipas paragrafin 4.1. dhe 4.2 publikon Urdhër për Shpalljen në Kërkim të Pandehurit FILIĆ (Vojislav) Slaviša”, thuhet në njoftimin e PK-së.