Burrë e grua në Istog arrestohen nën dyshimin se detyruan fëmijët të kërkojnë lëmoshë
Një burrë dhe një grua janë arrestuar nga Policia e Kosovës të premten në Istog, pasi dyshohet se kanë detyruar fëmijët e tyre të kërkojnë lëmoshë.
Sipas njoftimit, Policia është informuar se në rrugën “2 Korriku” në Istog, nga një automjet kanë dalë disa fëmijë për të kërkuar lëmoshë.
Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar menjëherë të dyshuarin E.G. (1992), dhe pas intervistimit, është arrestuar edhe bashkëshortja e tij që dyshohet se është e përfshirë në këtë rast.
Ata po dyshohen për veprën penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve”.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa gruaja është liruar në procedurë të rregullt.