Largohen zjarrfikësit, s’ka zjarr në Radio Kosovë

Largohen zjarrfikësit, s’ka zjarr në Radio Kosovë
Ekipet e zjarrfikësve dhe njësitet policore janë larguar nga hapësirat afër objektit të Radio Kosovës, pasi për rreth një orë kërkimesh nuk është gjetur vatër zjarri.
Zjarrfikësit në vendin e ngjarjes kanë thënë për KOHËN se e kanë kontrolluar çdo hapësirë, por se nuk kanë vënë re zjarr.
Autoritetet kanë konfirmuar se intervenimi ka ardhur pas një informate nga një qytetar se ka parë zjarr në një nga katet më të larta të objektit.
Dyshohet për zjarr brenda objektit të Radio Kosovës
Njësi të zjarrfikësve kanë intervenuar mbrëmjen e së shtunës në objektin e Radio Kosovës në qendër të Prrishtinës, pas dyshimeve se një nga zyrat e objektit është përfshirë nga flakët.
Tri ekipe zjarrfikësish janë parë në afërsi të objektit. Zjarrfikësit i kanë thënë KOHËS se kanë pranuar thirrje se ka dalë tym nga ky objekt. Në vend të ngjarjes janë edhe njësitet policore.
Aktualisht objekti i Radio Kosovës është pa energji elektrike.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Identifikohen 66 lëmoshëkërkues në të gjithë Kosovën për katër ditë, 24 nga Shqipëria

Shtyhet shqyrtimi fillestar ndaj ish-kryeshefit të “Trepçës” që akuzohet për korrupsion

Shënjestrohet një rast për shpëlarje parash e fajde, të dyshuarve u ngrihen llogaritë me 3 mln euro

Vrasje në tentativë në Leposaviq, Policia nis hetimet

Arrestohet për tentim-dhunimi një person në Istog

“Tentim vetëvrasjeje”, gjakovarja 73-vjeçare dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Një 42-vjeçar vdiq pasi u godit nga vetura në Prizren

Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, përfshihen dy vetura

Aksident në Rrugën e Kombit, vdes shoferi

Një muaj paraburgim të akuzuarit për dhunimin e një të miture

Arrestohet i dyshuari në Istog që tentoi ta dhunonte një të mitur
