Kronikë e zezë

Tiranë, arrestohet ish-zyrtarja së cilës i vodhën mbi 150 mijë dollarë në banesë

 

Alda Klosi, ish-zyrtarja e Ministrisë së Financave të Shqipërisë, është arrestuar të premten në mbrëmje. Emri i saj bëri bujë kur në dhjetor në banesën e saj u dyshua se u vodhën rreth 150 mijë dollarë nga Rozeta Dobi, që punonte si pastruese në një banesë të marrë me qira nga Klosi.

Së bashku me pastruesen, qe arrestuar edhe djali i saj Havier Dobi, i dyshuar se kishte bashkëpunuar me nënën në grabitjen e shumës së parave.