Publikoi fotografi të një gruaje në rrjetet sociale, arrestohet burri nga Obiliqi
Policia e Kosovës e ka arrestuar e më pas e ka liruar një person në Obiliq, nën dyshimin se ka publikuar jashtëligjshëm fotografitë e një gruaje në rrjetet sociale.
Autoritetet njoftuan të hënën se rasti ka ndodhur gjatë së dielës, ndërsa rasti është iniciuar si “ngacmim”.
“Ankuesja kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i kishte publikuar disa foto të viktimës në rrjete sociale. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.