Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast që e ka cilësuar si “vjedhje të rëndë”, që ka ndodhur në Leposaviq.
Sipas njoftimit të Policisë në një vilë është vjedhur një pushkë ajrore dhe gjësende të tjera.
“Sot, më 07 shkurt 2023 në një lokacion afër Soqanicës në Komunën e Leposaviqit është raportuar për një rast vjedhje e rëndë e cila ka ndodhur në një pronë private (vikendicë), ku person/a të dyshuar kanë vjedhur një pushkë ajrore dhe gjësende tjera. Njësitet relevante policore nga stacioni policor Leposaviq, së bashku me hetuesit policorë dhe njësitin e forenzikës, kanë ndërmarr veprimet e nevojshme policore drejt hetimit dhe ekzaminimit të vendit të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas njoftimit të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, siç theksohet me qëllim të hetimit dhe zbardhjes sa më parë të rastit si dhe sjelljes së personit apo personave të dyshuar para organeve të drejtësisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.