Në Gjakovë arrestohet i dyshuari për trafikim të dy burrave dhe një gruaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë ka arrestuar një të dyshuar për trafikim të dy burrave dhe një gruaje.
Rasti thuhet se ka ndodhur në rrugën “UÇK” të mërkurën.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se ka trafikuar dy meshkuj kosovarë dhe një femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.