Kronikë e zezë

Kapet kokainë me vlerë 5 milionë euro, arrestohet shqiptari në Itali

Foto: Ilustrim
 

Mbi 60 kilogramë kokainë të fshehura në një kontejnerë me banane janë zbuluar në Itali. Mediat italiane shkruajnë se ngarkesa e bananeve, në të cilën u gjet lënda narkotike kishte ardhur nga Ekuadori.

Ngarkesa e drogës u konstatua pas kontrollit të detajuar të kontejnerit të nisur pas dyshimeve të punonjësve të Departamentit Kundër Mashtrimit të Agjencisë së Akcizave, Doganave dhe Monopoleve -Dogana Savona dhe financierëve.